Leonardo Bonuçi drejt transferimit në Holandë

E ardhmja e mbrojtësit veteran Leonardo Bonuçi është ende për t’u shkruar, por e sigurtë është që ai nuk do të luajë më me Juventus edhe pse ka ende një vit kontratë. Lojtari ka refuzuar të luajë në Arabi apo Amerikë, por edhe të zbresë nga kategoria e të aktivizohet në Serie B.

Kështu, alternativat e mbetura janë të pakta, ndërkohë që lojtari dëshiron të luajë Europianin e ardhshëm me kombëtaren. Për pasojë, menaxheri i tij Alesandro Luçi po eksploron mundësinë që të qëndrojë në Europë, duke u aktivizuar në kampionate të tjerë të rëndësishëm.

Kështu, orët e fundit qarkullon ideja e transferimit tek Ajaksi, një skuadër që kryesisht mbështetet tek të rinjtë. Gjithsesi, klubi holandez mendon se Bonuçi, falë përvojës së madhe që ka, do të ishte një lider apo mësues për të rinjtë e Ajaksit, duke i ndihmuar ata që të rriten profesionalisht.

Një ide që po merr formë gradualisht dhe ditët në vijim mund të konkretizohet në një transferim të rëndësishëm për të ardhmen e Bonuçi. Pritet që Juventus të japë shpejt “OK”, ndërkohë që end enuk dihet nëse lojtari është dakord për këtë transferim.

LEXO EDHE:

Back to top button