“L’Equipe” kryqëzon “yllin”: Fajtori është Kilian Mbape

Fillimi i sezonit të Kilian Mbapes, pavarësisht se shifrat e tij (8 gola në 11 ndeshje) janë të pakontestueshme, ka ndezur kritikat e para në Francë.

Të dielën e kaluar, gazeta “L’Équipe” tregoi se kapiteni i skuadrës franceze nuk ishte në nivelin e tij më të mirë fizik dhe se po paguante pasojat e dënimit që PSZH i vendosi në verë, pasi kishte njoftuar, përmes një letre, se nuk ishte i gatshëm të rinovonte kontratën deri në vitin 2025.

Pas disfatës së rëndë ndaj Njukaswllit (4-1), gazeta franceze vuri në dukje se paraqitje e sulmuesit francez ishte ndër më të këqijat e karrierës së tij. I vlerësuar me notën e dytë më të dobët, “L’Équipe” thekson se pjesa e tij e parë “ishte zhgënjyese”, përveçse nënvizon se “është shumë e rrallë” ta shohësh të luajë këtë lloj ndeshjeje.

“I vendosur në qendër të sulmit, edhe pse kaloi edhe në krah, pjesa e tij e parë ishte shumë zhgënjyese. Përveç një krosi për Dembélénë (5′) dhe një tjetër (45+5’) në kohën shtesë, ai nuk luajti ndonjë rol të rëndësishëm. Ndoshta ngaqë nuk po i mbërrinin topat, i kërkoi shumë poshtë, por edhe nuk ofroi shumë zgjidhje, si për shembull të provonte pasime mes linjave, që nuk realizuan. Një goditje e devijuar (85′) dhe një pasim i mirë për Vitinja-n (86′). Shumë pak për të,” shpjegon L’Équipe.

Kamerat e RMC Sport, pas humbjes 4-1 në Newcastle, e kapën Mbappenë të shtangur, të befasuar, sikur rivali i tij të ishte një tren që kishte shkatërruar gjithçka që kalonte përpara

LEXO EDHE:

Back to top button