“L’Equipe” zbulon të ardhmen e sulmuesit kuqezi, Armando Broja

E përditshmja franceze “L’Equipe” zbulon se sulmuesi shqiptar Armando Broja mund të transferohet te Monako sezonin tjetër. Futbollisti 22-vjeçar e nisi këtë sezon me fanellën e Çellsit, por në janar u transferua te Fullham, ku nuk la gjurmë.

22-vjeçari, i cili vjen nga një sezon me 2 gola (në 27 paraqitje), duket se nuk bën më pjesë në planet e Çellsit, që kërkon ta largojë. Londinezët kërkojnë të arkëtojnë sa më shumë nga shitja e tij, një futbollist që ka ardhur nga Akademia e Çellsit.

Monako e përfundoi në vendin e dytë kampionatin në Ligue 1 këtë sezon, por ata po humbasin golashënuesin kryesor Visam Ben Jeder. Sulmuesi kuqezi konsiderohet nga ata si zëvendësuesi ideal, i ri dhe me shumë energji, në një klub ku mund të shpërthejë.

Armando Broja ka mjaft admirues edhe në Premier Ligë, ku spikat Uest Hemi, ndaj pritet të transferohet këtë verë. Kostoja e kartonit të tij mund të kapë shifrën 20 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button