Real Madridi barazon rekordin e vendosur në vitin 1997!

Betisi u bë ekipi i parë që nuk e lejon Real Madridin të shënojë që prej se të njëjtën e kishte bërë Rajo Valejkano në fillim të nëntorit, duke i dhënë fund serisë prej 38 ndeshjesh radhazi që ‘Los Blankos’ gjenin rrugën e rrjetës. Ata gjithashtu kanë shkuar në një seri prej 32 ndeshjesh pa humbje, ndërsa për herë të fundit humbje kishin pësuar ndaj Atletiko Madridit, në shtator, duke krijuar kështu rekordin e tretë më të mirë në histori të klubit në këtë aspekt.

Fakti që Real Madridi nuk pësoi humbje ndaj Betisit bëri që ata ta mbyllin një sezon të tërë pa pësuar humbje në ‘Santiago Bernabeu’. Kjo ishte hera e parë që ata e kanë mbyllur sezonin si të pamposhtur në shtëpi që prej vitit 1997, duke barazuar kështu rekordin 27-vjeçar.

Si vendas këtë sezon Real Madridi ka fituar 20 ndeshje dhe ka barazuar pesë, duke shënuar 62 gola dhe duke pësuar 15 sosh. Karlo Ançelotti ishte i etur në fillim të sezonit që të përmirësonte fazën e mbrojtjes dhe këtë e bëri me sukses pasi madrilenët regjistruan 13 porta të paprekura në La Liga.

LEXO EDHE:

Back to top button