Lesteri mund Junajtedin, Siti shpallet kampion

Mançester Siti është shpallur kampion në Premier Ligë, pasi rivalët e tyre më të afërt, Mançester Junajtid, janë mundur në ndeshjen ndaj Lesterit dhe në javët e mbetura nuk kanë matematikisht mundësinë që të rikuperojnë pikët që ndajnë dy skuadrat.

 

A Manchester City supporter holds up a replica of the English Premier League trophy as he celebrates outside the Etihad Stadium in Manchester, England, Tuesday, May 11, 2021 after his team clinched the title. City took the title after crosstown rivals Manchester United lost at home to Leicester City. (AP Photo/Jon Super)

 

Tomas i dha avantazhin Leisterit por Shou barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë. Megjithatë, një goditje me kokë e Sojunçu siguroi fitoren 2-1 të Leisterit në pjesën e dytë dhe përveçse ndihmoi skuadrën e tij të siguronte pozitat për një vend në Ligën e Kampioneve, i dorëzoi titullin Mançester Sitit.

 

Ky është titulli i tretë kampion i fituar nga Pep Guardiola në Angli në katër vitet e fundit, shifra mbresëlënëse për një klub i cili deri dy dekada më parë ishte thuajse në harresë të plotë.

Për skuadrën e drejtuar nga tekniku spanjoll, ky sezon mund të jetë me të vërtetë mbresëlënës pasi ka fituar edhe Kupën e Ligës, ndërsa është edhe në finalen e Ligës së Kampioneve që e luan ndaj Çelsit.

LEXO EDHE:

Back to top button