Letër kërcënuese për prokurorin Joveski

Gazetar: Igor Stefanovski
Prokurori Republikan Ljubomir Joveski, është kërcënuar me vdekje. Dje atij i është drejtuar një letër me kërkesë për lirimin nga ndjekja gjyqësore të gazetarëve Goran Momirovski dhe Dragan Milosavljeviq, shkruan Alsat.
Prokuroria publikoi letrën, që i ka mbërritur Joveskit, e cila është shkruar në gjuhën angleze dhe e shtypur në gjuhën maqedonase.
“Ne po presim pikërisht atë moment për t’jua marrë jetën. Veproni menjëherë nëse dëshironi të mbeteni gjallë. Ne jemi një organizatë terroriste, që lufton dhe vret për padrejtësi dhe jemi gjithashtu të gatshëm të vdesim për të”, thuhet në letrën dërguar Joveskit.
Në letër nuk thuhet se kush është autori. Gazetari Momirovski tha për Alsat se bëhet fjalë për operacion të shërbimeve sekrete për ndjekjen e tij dhe Milosavleviqit. Në letër, ai tha se nuk njohu mbështetës të tij.
“Letra përmban shumë gjeras të palogjikshme, si përshembull përdorimi i “Maqedonisë së Veriut” nga ana e kushtimisht thënë mbështetës i yni. Lidhur me atë që tash duhet të ketë hetim për letrën, vlerësoj se bëhet fjalë për tentim të vazhdohet me ndonjë aksion në të cilin do të keqtrajtohemi edhe ne. Për fat të mirë ne jemi të përgatitur për çdo lloj provokimi nga shërbimet sekrete dhe urdhërdhënësve të tyre politik”, tha Goran Momirovski, gazetar.
Nga MPB thonë se tashmë po punohet për zbardhjen e rastit. Ndryshe, Prokuroria e Shkupit kishte një rast për dy gazetarë pas kallëzimit penal nga Agjencia për Inteligjencë. Gazetarët e Tv Alfa në emision bënë akuza për strukturat e sigurisë dhe inteligjencës. Ata u morën në pyetje në Prokurori nëntorin e kaluar dhe një muaj më vonë Prokuroria e ndaloi procedurën ndaj tyre./Alsat.mk