Levandovski firmos me Barcën, tani në radhë është Bajerni

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, negociatat mes Barcelonës dhe sulmuesit polak, Robert Leëandovski ecin mjaft mirë dhe raportohet se një marrëveshje mes tyre veçse është arritur.

Mediumi spanjoll rapoton se marrëveshja me lojtarin është absolute, me kontratë për 3 sezone në vlerë prej 9 milionë euro në vit,

Agjenti i sulmuesit polak Pini Zahavi ishte në zyret e Barcelonës dhe duket se është finalizuar marrëveshja. Mirëpo tani Barcelona duhet të arrijë marrvëeshje edhe me Bajernin.

Siç mëson gazetë “AS”, Barcelona në asnjë rast nuk është e gatshme të kalojë shifrën prej 60 milionë euro, sidomos duke pasur parasysh moshën e lojtarit (në gusht mbush 34 vjeç) dhe se kontrata përfundon vitin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button