Levandovski, kalon rekordin e Gerd Milerit

" "

Sulmuesi polak te Bajern Munihu, Robert Levandovski, ishte autor i një goli në fitoren 4-0 ndaj Volsburgut, duke regjistruar golin e 43-të dhe duke vendosur rekord të ri në Bundësligë. Levandovski u bë sulmuesi me më shumë gola në kampionatin gjerman, duke tejkaluar rekordin e Gerd Milerit me 42 gola në një vit kalendarik, të vendosur para 49 vitesh. Në kohë të njëjtë Robert Levandovski barazoi rekordin e Kristiano Ronaldos për numrin e golave brenda një viti kalendarik, me 69 gola. Megjithatë, një tjetër rekord mbetet i paprekur në këtë aspekt. Lionel Messi në vitin 2012, shënoi 91 gola, duke thyer çdo rekord. Atë kohë argjentinasi shënoi më shumë gola se sa skuadra e Mançester Junajtedit, Borusia Dortmundit dhe PSZH-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button