Levandovski, merr “Këpucën e Artë” me 41 gola

Sulmuesi i Bajern Munihut, ka marrë çmimin e golashënuesit më të mirë. Levandovski arriti të fitojë “Këpucën e Artë”, falë 41 golave të shënuar të edicionin 2020/21 në Bundesligë. Futbollisti shënoi 41 gola në vetëm 29 ndeshje të luajtura dhe poashtu kishte 7 asistime.

Edicionin e kaluar Levandovski kishte mesatare prej 1.65 golave/asistimeve për ndeshje, një shifër shumë e lartë kjo duke lënë prapa yjet e tjetër të futbollit evropian.

Polaku është duke shkëlqyer edhe në këtë sezon, ku aktualisht ka shtatë gola të shënuar pas pesë xhirove të para në Bundesligë. 

LEXO EDHE:

Back to top button