Lëvizja Demokratike akuzon BDI për fshirjen e shqiptarëve nga regjistrimi i fundit i popullsisë

Lëvizja Demokratike akuzon BDI për fshirjen e shqiptarëve nga regjistrimi i fundit i popullsisë

Lëvizja Demokratike ka konstatuar se në regjistrimin e fundit të popullsisë, shumë shqiptarë nuk janë regjistruar aspak. Ata akuzojnë BDI-në për, siç thonë, fshirjen e shqiptarëve. Analizën thonë se e kanë bërë me të dhëna nga Enti i Statistikave dhe në shumë vende ka rezultuar që numri i votuesve është shumë herë më i madh se sa numri i banorëve. Fenomeni thonë se ka ndodhur në vendbanimet shqiptare.

“Fenomeni i parë që bie në sy është mungesa e banorëve të regjistruar. Për shembull: Në fshatin Gërçec të Sarajit, Enti i statistikës konsideron se fshati ka 36 banor. Si është e mundur kjo kur ky fshat ka 2.000 votues të regjistruar. Në vazhdim, ky fenomen i dallimeve të palogjikshme vërehet në shumicën e vendbanimeve ku jetojnë shqiptarë. Ne po ju prezantojmë vetëm disa shembuj për t’ju dëshmuar që Enti i statistikës, ose nuk ka dalë në teren ti regjistrojë këta banorë, ose pas regjistrimit jane fshirë me një sustë”.

– Sipas regjistrimit të fundit Reçica e Vogël ka 2468 banorë, por 8216 votues;
– Fshati Turçan në Gostivar ka 1208 banorë, por 4501 votues;
– Fshati Turçan i vogël në Gostivar me 96 banorë por me 709 votues;
– Dhe Gërçeci me vetëm 36 banorë, por 1946 votues”, , tha Merita Koxhaxhiku, Lëvizja Demokratike./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button