Bisedimet klub me klub janë duke vazhduar për Dibu Martínez, gjithashtu për Xhadon Sanço. Dy negociata të ndara, por brenda së njëjtës tryezë diskutimi.
Mançester Junajted dëshiron që Sanço të përfshihet në marrëveshjen për portierin argjentinas, ndërkohë që opsioni “Lammens” mbetet ende i hapur.
Vendimi i madh i takon vetë Sanços; të bashkohet menjëherë me Aston Villa apo të presë për mundësi të tjera, përfshirë edhe pista jashtë Europës.
Një gjë është e sigurt: sulmuesi anglez nuk ka vend te “Djajtë e Kuq”, ndërsa Dibu Martinez shihet si portieri i duhur në “Old Trafford”.








