Levizjet e mëdha të kombëtarja e Shqipërisë, 9 futbollistë me skuadra të reja

Nëntë futbollistë të grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e shtatorit, kanë ndërruar skuadër në merkaton e verës, teksa vetëm 4 prej tyre kanë ndërruar edhe kampionatin në të cilin luajnë.

Asllani u largua pak ditë më parë nga Interi, duke firmosur me Torinon, ndërkohë që Adrion Pajaziti ka kaluar nga Gorica, në skuadrën e Hajduk Splitit po në kampionatin kroat.

Pak më ndryshe është rasti i Kumbullës i cili nga Espanjoli u rikthye në Itali te Roma ku edhe zhvilloi miqësore, e më pas u largua sërish në Spanjë, për të firmosur me Majorkën, teksa Armando Broja u largua nga Evertoni ku ishte i huazuar nga Çelsi, duke firmosur me Bërnlein.

Sakaq, futbollistët që kanë ndryshuar kampionatin, janë më të shumtë duke nisur që nga portieri Kastrati i cili ka lënë Italinë për Gjermaninë. Adrian Bajrami është larguar nga kampionati portugez duke kaluar në Zvicër, teksa Laçi ka kaluar nga kampionati çek, në aventurën e parë turke. Ndryshime ka pasur edhe nga sulmuesit, me Jasir Asanin që ka lënë Korenë e Jugut për Iranin, teksa Manaj është larguar nga Turqia në drejtim të Emirateve.

LEXO EDHE:

Back to top button