Aleksandër Isak do të prezantohet sot si lojtar i Liverpulit, ndërsa e mbyll te Njukasëll. Klubet kanë arritur akordin për shifrën e raportuar më parë prej 150 milionë eurosh. Do të jetë kështu transferim rekord në Premier Ligë duke kaluar Kutinjon. Barcelona paguante për këtë të fundit 135 milionë euro në vitin 2018.
Vetë sulmuesi ka luajtur një rol ky për këtë transferim. 25-vjeçari e kishte ndarë mendjen që do të kalonte te Liverpuli.
Nga Njukasëlli largohet me kujtimin e 62 golave dhe 11 asistimeve në 109 ndeshje. Një prej sulmuesve që bëri më mirë në dy edicionet e kaluara.








