Lëvizjet më të bujshme në merkaton e dimrit në Premier Ligën e Anglisë dhe La Ligën spanjolle
Afati kalimtar dimëror i vitit 2026 ka përfunduar në ligat kryesore dhe lista e Transfermarkt tregon se marrëveshjet më të mëdha u përqendruan përsëri rreth Premier Ligës.
Transferimi më i shtrenjtë i dimrit u bë nga Man. Siti, i cili solli Antoan Semenio nga Bournemautit për 72 milionë euro. Ai pasohet nga një tjetër transferim i shtrenjtë që vjen në Premier Ligën. Liverpulli solli qendërmbrojtësin Xheremi Xhaket për 63.6 milionë euro, i cili do të mbetet i huazuar te Reni deri në fund të sezonit.
Kristall Palas ishte ndër më aktivët në krye të listës. Ata sollën sulmuesin Jorgen Strand Larsenin nga Vulverhemptoni për 49.7 milionë euro, i ndjekur nga Brenan Xhonsoni, i cili erdhi nga Totenham Hotspur për 40 milionë euro.
Totenhami e transferoi Konor Gallagerin nga Atletiko Madridit për 40 milionë euro, ndërsa Atletio Madridi e forcoi sulmin e tyre duke transferuar Ademola Lookmanin nga Atalanta për 35 milionë euro.
I vetmi largim nga Premier Liga në dhjetëshen e parë ishte rikthimi i Lukas Paketas në Brazil. Flamengo i pagoi Uest Hamit 42 milionë euro për mesfushorin sulmues, një nga marrëveshjet më të mëdha të dimrit jashtë Anglisë.
Në listë ka edhe dy nënshkrime të tjera të rëndësishme. Al-Hilal solli 18-vjeçarin Kader Meite nga Reni për 30 milionë euro, ndërsa Uest Ham bleu Taty Kastelanosin nga Lacio për 29 milionë euro.
Gjithashtu të spikatur në fund të 10 më të mirëve janë Fulhami, i cili solli Oskar Bobo nga Man. Siti për 31.2 milionë euro, si dhe Burnemauti, i cili bleu sulmuesin Rajan nga Vasko da Gama për 28.5 milionë euro.
Në përgjithësi, ky dimër ka treguar se klubet angleze vazhdojnë të diktojnë ritmin e tregut, dhe se edhe “shtresa e mesme” e Ligës Premier po hyn gjithnjë e më shumë në transferime që deri vonë ishin të rezervuara vetëm për gjigantët e elitës
Transferimet më të shtrenjta të janarit 2026:
Antoine Semenyo (Nga Bournemouth te Manchester City) – 72 milionë euro
Jeremy Jacquet (Nga Rennes te Liverpool) – 63.6 milionë euro
Jorgen Strand Larsen (Nga Wolves te Crystal Palace) – 49.7 milionë euro
Lucas Paqueta (Nga West Ham te Flamengo) – 42 milionë euro
Conor Gallagher (Nga Atletico Madrid te Tottenham) – 40 milionë euro
Brennan Johnson (Nga Tottenham te Crystal Palace) – 40 milionë euro
Ademola Lookman (Nga Atalanta te Atletico) – 35 milionë euro
Oscar Bobb (Nga Manchester City te Fulham) – 31.2 milionë euro
Kader Meite (Nga Rennes te Al-Hilal) – 30 milionë euro
Rayan (Nga Vasco da Gama te Bournemouth) – 28.5 milionë euro








