Lëvov: Mijëra njerëz në stacionin e trenave

Gazetare: Arta Tahiri

Stacioni kryesor hekurudhor në Lëvov që në orët para të mëngjesit u mbush me mijëra njerëz që shpresonin të iknin në Evropë ose pjesë të tjera të Ukrainës që nuk janë prekur ende nga konflikti.

Valeriy Kabakov ndihmoi gruan e tij të hipte në një nga trenat që destinacion kishte kufirin polak. Ai tha se është dashur të udhëtojnë për 13 orë të plota nga qyteti i tyre i lindjes Poltava në Ukrainën qendrore deri në Lëvov.

“Gruaja ime është tetë muajshe shtatzënë dhe duke pasur parasysh situatën e solla në stacion e nisa me tren për në kufirin polak”, tha Valeriy Kabakov , banor i Ukrainës.
Vullnetar të shumtë po ndihmojnë për të parandaluar kaosin, thonë se është e pamundur që në linjat drejt Polonisë të ketë vend për të gjithë.

“Shumë njerëz dhe veçanërisht gra do të përpiqen të kalojnë kufirin me fëmijë. Dhe shumë njerëz, familja u përpoq të shkonte në tren por nuk mjafton”, tha Ihor Yokhym, vullnetar.

Ndër ata që nuk mundën të hipnin në trenin për në Poloni pavarësisht biletës, kishte edhe shtetas të huaj, të cilët ishin shpërngulur në Kiev ndër vite./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button