Mbi 500 mijë vetë janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 500 mijë persona kanë lëshuar Ukrainën që nga fillimi i invazionit rus të enjten e kaluar. Autoritetet kufitare në Poloni konfirmuan se vetëm në territorin e tyre nga Ukraina kanë hyrë mbi 156 mijë persona. Pjesa tjetër strehimin e ka kërkuar në vendet e tjera fqinje si Moldavi, Hungari, Rumani e Sllovaki. Sipas UNHCR-së, më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur tani për tani brenda Ukrainës. Ndërkohë Bashkimi Evropian ka rënë dakord në mënyrë unanime për të pranuar refugjatë ukrainas deri në tre vjet pa u kërkuar atyre që të aplikojnë fillimisht për azil. Rreth 18 milionë ukrainas pritet të preken nga konflikti në aspektin humanitar dhe rreth katër milionë të ikin nga vendi, tha Komisionari për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button