Lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnell njeh fitoren e Joe Biden

Lideri i shumicës së Senatit Mitch McConnell pranoi për herë të parë të martën se Joe Biden kishte fituar zgjedhjet e nëntorit.

“Vendi ynë ka një president të zgjedhur zyrtarisht dhe një nënkryetar të zgjedhur ,” tha McConnell . “Kolegji Zgjedhor ka folur, kështu që sot dua të përgëzoj Presidentin e zgjedhur Joe Biden”, shtoi ai.

McConnell gjithashtu uroi Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren e saj historike.

Njohja e McConnell vjen një ditë pasi Biden u zgjodh nga Kolegji Zgjedhor. Në të njëjtën kohë, Donald Trump është ende duke folur për “zgjedhje të manipuluara” dhe me një postim të ri në Twitter të martën, foli për “paligjshmëri” në Michigan.

LEXO EDHE:

Back to top button