Liga Arabe në sulm për portierin e Mançester Sitit

Ekipet e Ligës Saudite janë vënë në lëvizje për të sjellë në Arabi portierin e Man. Sitit, brazilianin Ederson. Portieri 30-vjeçar ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës së trajnerit Pep Guardiola, që kur ka ardhur në qershor 2017 nga Benfika. Në 7 sezonet që luan në “Etihad Stadium”, ai ka fituar 6 tituj në Premier Ligw. 17 trofe në total.

Kontrata e tij me Man. Sitin skadon në verën e vitit 2026, ndërkohë që kostoja e kartonit të tij është 40 milionë euro. Nuk dihet nëse Ederson do të lërë “qytetarwt” për një aventurë në Lindjen e Mesme, ku do të kishte një rrogë më të mirë.

Këtë sezon, ai ka patur disa dëmtime dhe është zëvendësuar nga Ortega, siç ndodhi edhe në ndeshjen e vendimtare ndaj Totenhamit. Gjithsesi, vështirë se trajneri Pep Guardiola heq dorë nga një prej lojtarëve të tij të paprekshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button