Liga e Kampionëve me 8 ndeshje nxitëse, derbi në “Kamp Nou”

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me tetë ndeshjet e tjera. Duke filluar nga ora 18:45, Inter përballet me Viktoria Plzen, dhe me një fitore eventuale, ‘Zikaltërit’ sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të garave. Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja Klub Brizh – Porto, me portugezët që synojnë të marrin pikë që do t’i garantonin së paku një garë me Atletiko Madridin, në xhiron e fundit të grupeve.

Në ora 21:00, vëmendja shkon te ndeshja Barcelona – Bajern Munih dhe një gabim i Interit ndaj Plzen do ta bënte edhe më interesante ndeshjen në “Kamp Nou”.

Në terminin e njëjtë do ët përballen edhe: Ajaks – Liverpull, Atletiko Madrid – Bajer Leverkuzen, Aintraht Frankfurt – Marsej, Napoli – Renxhers dhe Totenham – Sporting Lisbonë.

LEXO EDHE:

Back to top button