Liga e Kombeve, Maqedonia e nis me barazim 1-1 në Razgrad

Në një ndeshje me dominim të plot të pronësimit të topit dhe krijimit të shumë rasteve, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nisi ciklin e tretë të Ligës së Kombeve me barazim 1-1 kundër Bullgarisë në stadiumin “Huvefarm Arena” në Razgrad.

Sfida në Razgrad filloi me një iniciativ të lehtë të Maqedonisë, e cila prej fillimit morri kontrollin e lojës. Rasti i parë në kërë ndeshje e kishte Çurlinov në minutën e 7-të, mirëpo goditja e tij,shkoi vetëm skaj portës.

Në aksionin tjetër , Ashkovski kroson në zonë, mirëpo askush nga futbollistët e Maqedonisë nuk reagon dhe topi shkon skaj portës.

Pasoi një goditje tjetër e Trajkovskit, por që u bllokua nga mbrojtja vendase. Dhe kur nuk shfrytëzohen rastet, vjen dënimi. Në minutën e 13, Despodov, shfrytëzon një gabim të mbrojtes së Maqedonisë dhe lobon portierin Dimitrievski për 1-0.

Në minutën e 21-të rasti ideal për Maqedoninë për të barazuar shifrat, mirëpo goditja e fortë brenda zonës ndalet në fytyrën e portierit vendas, Mihajllov. Pak më vonë, sërisht Trajkovski ndalet nga mbrojtja vendase, para se Ashkovski të godet drejt portës në minutën e 25-të.

Deri në fund të pjesë së parë , Maqedonia kishte inicativ, por nuk arriti që të gjejë rrugën deri te porta e Mihajllovit.

Pjesa e dytë filloi edhe më mirë për Maqedoninë. Pas vetëm 5 minuta lojë në pjesën e dytë, shifrat u barazuan në 1-1. Ristovski më I mirë u gjend në zonë, pasi që gaboi mbrojtja vendase dhe shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1.

 

Në minutën e 60-të, godet Ezgjan Alioski nga 18 metra, mirëpo në vendin e duhur ishte portieri Mihajllov, i cili devijon topin në rivënie nga këndi.

Në minutën të takimit, Bullgaria kërkoi penalti, pas intervenimit të Musliut, mirëpo me konsultimin e sistemit VAR, u anulua vendimi për penlati dhe kartoni i verdhë për Musliun.

Deri në fund të takimit trajnerët e dy kombëtareve kryen disa ndrrime, me çka edhe forcuan lojën në mesfushë, duke mos lejuar që zhvillohet loja ofenzive, pasi që të dy ekipet më shumë mendonin për portën e vet se sa të sulmojnë portë kundërshtare.

 

LEXO EDHE:

Back to top button