Liga Evropa, dy sfidat nxitëse të gjysmëfinales zhvillohen në Itali

Pas ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve, sot është koha për takimet e para gjysmëfinale në Ligën e Evropës. Dueli kryesor do të zhvillohet në Torino, atje ku Juventusi sfidohet nga Sevilja në “Allianz Stadium”.

“Zonja e Vjetër” synon të kryejë punën qysh në takimin e parë, mirëpo kjo pritet të jetë e vështirë duke parë edhe përvojën e mëparshme të Sevilja-s në këtë kompeticion, si skuadra që e ka fituar trofeun më shumë se çdo skuadër tjetër.

Ballafaqimi tjetër interesant luhet gjithashtu në Itali. Roma është nikoqire e Bajer Leverkuzenit në stadiumin “Olimpico”. Roma konsiderohet favorite për ta fituar takimin e parë, megjithatë ekipi gjerman ka udhëtuar për rezultat pozitiv. Të dy takimet nisin në orën 21:00

LEXO EDHE:

Back to top button