Liga Evropa, favoritët më afër fazës së dytë

Në kaudër të raundit të katër të garave në grupe në Ligën Evropë , skuadrat favorite nuk kishin vështirësi për të shënuar rezultat pozitiv. Skuadra e Lilles dhe Milan lanë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit në grupin H të Ligës Europa, pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Kastilleho solli epërsi për Milanin, para se të barazohet nga Bamba.Skuadra franceze mban pozitën e parë në grup me 8 pikë, një më shumë se Milani, ndërsa Sparta me fitoren ndaj Selltikun dhe me 6 pikë, rihap garën e kualifikimit.

Me golat e Pepe, Nelson dhe Balogun, Arsenali triumfoi 0-3 në transfertën norvegjeze ndaj Moldes dhe siguroi kualifikimin për në fazën tjetër  nga Grupi B. Të njëjtën gjë bëri edhe Lesteri në grupin G, teksa siguroi matematikisht kualifikimin, falë barazimit 3-3 që regjistroi në Portugali ndaj Bragës.

Më tej avancoi edhe Hoffenheim që fitoi 0-2 në transfertën ndaj Liberec dhe kryeson me pikë të plota grupin L. Nuk arriti të siguronte matematikisht kualifikimin Villareali që barazoi 1-1 në transfertën izraelite ndaj Makabi Tel Aviv.

Në ndeshjet e tjera Lask u mposht 0-1 nga belgët e Antverpenit në shtëpi, humbje pësoi Cska e Sofies ndaj Jang Bojs po 0-1, ndërkohë që hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit Dinamo e Zagrebit që triumfoi 0-3 ndaj Volfsbergerit në Austri.

Roma triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën rumune ndaj Kluzhi dhe siguroi kalimin për në fazën e 1/16-ave të Ligës së Europës, ndërsa tashmë do të duelojë për vendin e parë me zviceranët e Young Boys.

Fitore me të njëjtat shifra mori edhe Napoli në shtëpi përballë kroatëve të Rijekës, duke shkuar në kuotën e 9 pikëve, por pa e prerë ende biletën për në raundin tjetër.

Tottenham fitoi pa problem me rezultatin e thellë 4-0 ndaj bullgarëve të Ludogorets, ndërsa skocezët e Renxhersin shpërdoruan avantazhin e dyfishtë ndaj Benfikës, pasi nxorën topin dy herë nga rrjeta në minutat e fundit dhe nuk shkuan përtej barazimit 2-2.

Fitore të thellë 4-1 mori edhe Bajer Leverkuzeni ndaj izraelitëve të Hapoel Ber Sheva, me gjermanët që tani janë vetëm një hap larg kalimit në fazën tjetër. Ndërsa PSV Aindhoven përmbysi grekët e PAOK nga 0-2 në 3-2 dhe u fut plotësisht në garë për kualifikim

LEXO EDHE:

Back to top button