Liga Evropa: Januzaj, mbret i “pasimeve kyçe”

Sipas mediave evropiane, anësori i Real Sosideadit Adnan Januzaj, në bazë të statistikave, qëndron si kreatori më i mirë i lojës në Ligën e Evropa. Ish-lojtari i Mançester Junajtedit ka krijuar më shumë raste për gol në Liga Evropa, se çdo futbollist tjetër në këtë kompeticion, për sezonin aktual. Januzaj ka krijuar 17 raste për gol të njohura si ‘pasime kyçe’ për bashkëlojtarët e tij, më shumë se çdo lojtarë tjetër që luan për skuadrat në Ligën Evropa. Ndryshe skuadra e tij, Real Sosiedad, renditet e dyta në grupin B, me 6 pikë të arkëtuara pas 4 xhirove të para, derisa Monako, prin si lidere e grupit me 8 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button