Ligji i Arabisë Saudite kundër Ronaldos e Georgina Rodriguezit?!

Pas prezantimit triumfues të Kristiano Ronaldos tek Al Nassr, lind një dyshim për ta shqetësuar “Mbretin e ri të Arabisë”. Një ligj i Arabisë Saudite vë në siklet kampionin portugez dhe klubin.

Kristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrìguez e tij, teorikisht nuk mund të jetonin së bashku. Në Arabinë Saudite, në fakt, bashkëjetesa jashtë martesës është rreptësisht e ndaluar. Megjithatë, avokatët janë optimistë: që nga ardhja e princit të kurorës Mohamed Bi Salmàn, i cili në pesë vitet e fundit ka promovuar përjashtime të ndryshme në fushën e të drejtave të njeriut dhe të grave.

Nisur nga këtej, autoritetet janë të prirura të mbyllin njërin sy për rastin konkret. Pra, Kristiano dhe Georgina duhet të tolerohen, “të falen” duke jetuar nën të njëjtën çati.

LEXO EDHE:

Back to top button