Propozim- ligji për Këshillin Gjyqësor është dorëzuar për mendim në Komisionin Evropian, dhe pasi të kthehet do të jetë para deputetëve për votim. Këtë e njoftuan sot nga Ministria e Drejtësisë, prej nga shpresojnë se me këtë ligj do të tejkalohen dobësitë e së kaluarës.
Nga ky dikaster për dokumentin thonë se është konstruktiv dhe përmbajtjesor, dhe se tashmë ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias. Si risi kryesore theksohet procedura për shkarkimin e kryetarit të Këshillit, që nga tani duhet të jetë publike, si dhe futja e përkufizimit për atë se kush mund të konsiderohet jurist i shquar. Ligji për Këshillin Gjyqësor është pjesë e agjendës reformuese të Qeverisë, i cili fillimisht duhej të ishte gati deri në qershor të këtij viti, por për shkak të volumit të tij, tani duhet të kalojë në Kuvend më së voni deri në qershor 2026.








