Ligji për legalizimin e ndërtimeve pa lejë u kthye në Kuvend

Ligji i panënshkruar për objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme, nga presidenti Stevo Pendarovski automatikisht është kthyer në procedurë parlamentare. Për zgjidhjen ligjore kësaj radhë nuk do të debatohet në komisione, por do të jetë direkt në seancë plenare, ku mund të dorëzohen amendamente vetëm për atë të dorëzuara/paraqitura nga Pendarovski. Sipas rregullores ligji duhet të rishikohet nga deputetët më së voni deri më 11 qershor dhe nëse merr dritën jeshile nga 61 deputetë, kësaj here presidenti do të duhet ta nënshkruajë Dekretin.
Kuvendi i RMV-së
“Sipas nenit 173 të Rregullores së punës të Kuvendit dhe nenit 75 të Kushtetutës, kryetari i Kuvendit brenda 30 ditëve, nga dita e miratimit të tij, do ta vendosë ligjin për rishqyrtim. “
Kryeministri Zoran Zaev mbetet i mendimit se ligji duhet të miratohet në mënyrë që 50 mijë qytetarë të mos mbeten pa kulm mbi kohë, por gjithsesi hapi mundësinë që ligji të mund të ndryshojë duke pasur parasysh reagimet e publikut.
“Përmes ekipeve të ekspertëve në Qeveri ne mund të shkojmë një hap më tej në detaje, në sqarimin e legalizimit në parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura dhe ngjashëm, megjithëse ligjet e përcaktojnë atë edhe deri më tani”- deklaroi ZORAN ZAEV – Kryeministër i RMV-së.
Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se nuk do ta ndryshojnë mendimin e për siç thonë zgjidhjen e dëmshme ligjore.
Ligji parashikon legalizimin e objekteve të paligjshme të ndërtuara deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk ka afat vlefshmërie, do të thotë do të jetë i vlefshëm deri në përfundimin e plotfuqishëm të procedurave të iniciuara në përputhje me ligjin. Nga ky ligj janë përjashtuar vetëm objektet ilegale brenda kufijve më të ngushtë të rajonit të Ohrit, ku ndodhet trashëgimia natyrore dhe kulturore e shënuar në Listën e UNESCO-s.
Pas rimiratimin eventual, Presidenti është i detyruar ta nënshkruajë dekretin.
Andrea Çobanova