Ligji për Përdorimin e Gjuhëve/ Kreu i Kushtetueses i cilëson si primitivizëm dhe egërsi politike akuzat e BDI-së

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve/ Kreu i Kushtetueses i cilëson si primitivizëm dhe egërsi politike akuzat e BDI-së

Gazetar: Suad Bajrami

“Jo thjesht primitivizëm politik, por egërsi politike, dhe me indinjatë, i hedh poshtë të gjitha gënjeshtrat dhe manipulimet e rënda, të cilat tanimë po bëhen serioze”, tha Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Kështu deklaroi kreu i Gjykatës Kushtetuese në komunikimin jozyrtar me gazetarët, duke i adresuar një sërë atributesh BDI-së, e cila edhe sot hodhi hije dyshimi ndaj Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një zinxhiri të orkestruar politik për të shfuqizuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, dhe me këtë, të krijohen tensione ndëretnike dhe hapjen e plagëve të së kaluarës.

“Prej nga e dinë se si do të jetë vendimi i Gjykatës. Çfarë nëse gjykata thotë se nuk ka asnjë problem me Ligjin, a do të kërkojnë falje?”, u shpreh Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

“Këto janë manipulime dhe gënjeshtra të rrezikshme, patjetër të mësohen me kulturën politike. Nuk do të na gjunjëzojë asnjë ndërhyrje. Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Kushtetutës”, tha tutje Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Kostadonovski tha se do të ishte i kënaqur që një pjesë e qytetarëve t’i besonte Gjykatës Kushtetuese, pasi nga politika nuk pret gjë tjetër përveç manipulimeve. Sot, në 4 vjetorin e miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, BDI-ja theksoi se:

“Tentativa për të kontestuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve është me qëllim të kontestimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe rendit kushtetues. Kjo mund të çojë drejt një krize të thellë politike dhe institucionale, me pasoja të paparashikueshme”, thonë nga BDI.

“BDI-ja do të mbrojë me çdo mjet demokratik Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe nuk do të lejojë kthim pas”, u shprehën nga BDI.

BDI-ja ngiti edhe tenda në dhjetor të vitit të kaluar kur Kushtetuesja vendosi për mbajtjen e seancës përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, protestë kjo që u ndërpre në të njëjtën ditë kur Artan Grubi u shpall në Listën e Zezë amerikane./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button