Ligji për Përdorimin e Gjuhëve,  Siljanovska s’e ka lexuar mendimin e Venecias

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve,  Siljanovska s’e ka lexuar mendimin e Venecias

Gazetar: Suad Bajrami

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk e ka lexuar mendimin miqësor të Komisionit të Venecias, i cili është publikuar më 17 mars si përgjigje ndaj pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me lëndën për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Ma merr mendja se mendoni për atë që ne në jurispodencë e quajmë “amikus curie” mendim miqësor që është dërguar deri në Gjykatën Kushtetuese. Jo, atë mendim nuk e kam lexuar. Unë mendoj se nuk është publikuar. Por e kam lexuar mendimin e Komisionit të Venecias për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Mendoj, edhe kam debatuar për atë”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas presidentes, nuk guxojmë prej përpara të parashikojmë se si do të vendos Gjykata Kushtetuese sa i përket Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, për çka më 19 qershor do të ketë dhe seancë përgatitore. Lidhur me deklaratën e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski se vendimi për këtë lëndë do të merret pas zgjedhjeve lokale, e për çka u akuzua nga opozita për koordinim politik, Siljanovska Davkova shprehet:

“Të kundërtën unë e shoh. Nëse mirë e kuptova, ai kërkon që të shmanget rreziku nga politizimi i çështjes se çfarë do të ndodh. Rregullisht ndodh që para të gjitha zgjedhjeve, në fakt te ne është shumë rëndë ndani se për çfarë zgjedhje bëhet fjalë. Mendoj për atë kërkon që t’i lë zgjedhjet lokale të kalojnë me qetësi, ndërsa më pas në mënyrë politike nuk ka moment më të tmerrshëm se zgjedhjet. Ndërsa pas mbarimit të munden në qetësi të vendosin”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas mendimit të publikuar, duket se Komisioni i Venecias ka zbutur qëndrimin e tij në përgjigjet e dy pyetjeve që Gjykata Kushtetuese i kishte dërguar, në prag të seancës përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Në draftin e përgjigjeve, thuhet se “asgjë nuk e pengon shtetin të garantojë të drejta më të gjera gjuhësore në procedurat gjyqësore, me kusht që kjo të mos pengojë administrimin e duhur të drejtësisë. Por, nëse bëhet një zgjedhje e tillë, është edhe më thelbësore të sigurohen burime të mjaftueshme financiare që lejojnë zbatimin e dispozitave ligjore”. Pra, në një farë mënyrë, Venecia e lë këtë çështje në vullnetin e shtetit dhe financave të tij.

Ky mendim, pritet të prezantohet nga përfaqësuesit e Komisionit të Venecias në seancën përgatitore të 19 qershorit, kur krahas tyre do të ketë edhe ekspertë, profesorë, por edhe parashtrues të iniciativave kundër Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button