Ligji për vetëqeverisje, në komisionin amë
Ligji për vetëqeverisje, në komisionin amë

Propozim-Ligji për Vetëqeverisje lokale po diskutohet në Kuvend në komisionin amë, një ditë pasi mori dritën jeshile të nevojës në seancë plenare. Shumica parlamentare e procedon atë drejtë leximit të dytë me bindjen se do ta ketë edhe mbështetjen e opozitës, përkatësisht Frontit Evropian brenda të cilëve numëron shumica e Badenterit. Me propozimin e ri parashikohet që komunat në të cilat krerët u larguan shkaku i zgjedhjes së tyre për deputet ose emërimit për ministra, zgjedhjet të mbahen në afat të rregullt me ato të vitit 2025 në tetor. Në arsyetimin e ligjit është theksuar se kjo bëhet me qëllim që të shmangen harxhimet e panevojshme për zgjedhje të dyfishta apo përsëritje të procesit zgjedhor. /Alsat.mk