Sulme ruse në verilindje të Ukrainës

Sulme ruse në verilindje të Ukrainës

Forcat ruse e kanë sulmuar qytezën Konotop në rajonin Sumi në verilindje të Ukrainës mëngjesin e sotëm, duke plagosur 14 persona, sipas zyrtarëve vendas. Infrastruktura civile dhe objektet energjetike ishin në shënjestër të sulmeve, sipas tyre. Pjesë të qytezës kanë mbetur pa rrymë si pasojë e prishjeve në rrjet pas sulmeve. Administrata ushtarake e rajonit tha se Rusia përdori dronë kamikazë të tipit Shahed gjatë këtyre sulmeve. Rusia e ka goditur në mënyrë sistematike infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke i shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, gjë që e ka kufizuar furnizimin e banorëve me rrymë dhe ka shkaktuar reduktime të vazhdueshme. Ndërkohë, Ukraina është përgjigjur duke kryer sulme me dronë thellë brenda Rusisë, ku ka dëmtuar objekte të energjisë që janë vendimtare për ushtrinë ruse, kryesisht depo të naftës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button