Ligjin për Lojërat e Fatit, heshtje në Qeveri

Ligjin për Lojërat e Fatit, heshtje në Qeveri

Gazetar: Ile Petrevski

Edhe sot vazhdon qëndrimi injorues i autoriteteve ndaj televizionit Alsat. Ministria e Financave nuk dëshiron të përgjigjet se si do të veprojë në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit. Kjo ministri është propozues i ndryshimeve të ligjit kurse në Kuvend plani është që ndryshimet të bëhen me procedurë të shpejtë.

“Edhe sot heshtje nga Ministria e Financave për pyetjet e televizionit Alsat për propozimin e Ligjit për Lojërat e Fatit pas reagimeve të kreut të shtetit Pendarovski dhe kolegut të tij nga Austria, për tërheqjen e ligjit dhe gjetjen e një zgjidhjeje të re ligjore si dhe në të njëjtën kohë të mos keqpërdoret flamuri evropian. Për momentin nuk ka informacione nëse ligji i propozuar do të tërhiqet pasi Arbër Ademi, i cili është kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, nuk i përgjigjet thirrjeve të televizionit Alsat”, raporton Ile Petrevski, gazetar.

Propozim-ndryshimet për Ligjin e Lojërave të Fatit janë dorëzuar në Kuvend para më shumë se një muaj. Në ndryshime, përveç që kërkohet që objektet e bastoreve të jenë të paktën 500 metra larg institucioneve arsimore, parashikohen taksa më të larta ndaj shtetit për kompanitë e këtij biznesi. Presidenti Pendarovski para dy ditëve kërkoi propozim për tërheqjen e ligjit, hartimin e një ligji të ri, por paraprakisht të ketë debat publik, me qëllim që rregullat t’u përshtaten të gjithë palëve të interesuara. Megjithatë, sipas informacioneve të Alsat, ndryshimet hapin rrugë hyrjes së një kompanie nga Serbia në këtë biznes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button