Ligjin për Vetëqeverisje Lokale/ Debati në Kuvend përfundoi, nuk u vendos fare për votim
Ligjin për Vetëqeverisje Lokale/ Debati në Kuvend përfundoi, nuk u vendos fare për votim

Debati për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale në Kuvend përfundoi, por nuk u vendos fare në votim.
Përplasjet më të mëdha ndodhën për mosllogaritjen e banorëve jorezidentë, përkatësisht uljen e numrit të këshilltarëve komunal.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë se BDI ka më së paku të drejtë të ankohet për uljen e numrit të këshilltarëve nëpër komuna. Sipas Mexhitit, ishte BDI-ja ajo që bëri regjistrimin e popullsisë mbi këtë parim. Mexhiti tha se kjo nuk ka ndonjë prapavijë etnike pasi ashtu siç ulet numri i këshilltarëve në disa komuna, rritet në komuna të tjera.
“Për gabimet e tyre vazhdimisht po na akuzojnë, dallimi këtu është se si do të përcaktohet numri i këshilltarëve të komunave. Më herët nuk ka pas dilema se regjistrimi ka qenë i qartë, ka pas numër të qytetarëve. BDI-ja regjistrimin e fundit e ka bërë me qytetarë rezidentë dhe jorezidentë, nuk është Vleni ska qenë vleni atëherë, pra ishte pikërisht BDI përmes Entit Shtetëror të Statistikës ku e ka pas nënkryetarin Ilmiun ku ka pas ministra në Qeveri. Atë që e ka bë BDI tash është normë ligjore, është normë që duhet të respektohet”, tha Izet Mexhiti, zv kryeministër i parë./ Alsat.mk