Lille cakton çmimin Zhegrovës, në garë futet Evertoni
Skuadra e Lille-s tashmë është në dijeni për dëshirën e Edon Zhegrovës për t’u larguar gjatë afatit kalimtar të verës. Dhe tashmë i është vendosur çmimi prej 20 milionë eurove.
Skuadra e Evertonit nga Premier Liga është futur seriozisht në garë për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.
Zhegrova preferon transferimin në Napoli, por deri tani gjasat që të ndodhë kjo janë shumë të vogla. Ekipi anglez është interesuar për Zhegrovën dhe e cilësojnë si “Arjen Robbeni” kosovar./Indeksonline







