Liverpulli gati të thyejë arkën, vetëm për të sjell sulmuesin e Njukasëllit

Liverpulli është i gatshëm për të bërë një ofertë rekord prej 120 milionë funtesh për sulmuesin e Njukasëllit, Aleksander Isak. Sipas raportimeve nga media të ndryshme në Angli, oferta është e përgatitur në tërësi, por do të dërgohet zyrtarisht vetëm nëse Njukasëll ndryshon qëndrimin.

Klubi nga ‘Sent Xhejms Park” ka deklaruar vazhdimisht se Isak nuk është në shitje, pavarësisht interesit në rritje nga klubet e mëdha. Liverpulli e konsideron sulmuesin suedez si një objektiv kryesor për repartin ofensivë dhe po e ndjek nga afër situatën.

Aleksander Isak ka shkëlqyer me Njukasëllin, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare evropiane. “The Reds” janë të gatshëm të veprojnë shpejt nëse Njukasëll tregon gatishmëri për të negociuar për kartonin e tij. Për momentin, oferta mbetet në pritje, në varësi të sinjaleve që do të vijnë nga drejtuesit e Njukasëllit.

LEXO EDHE:

Back to top button