Limani flet për dorëheqjen e Carovskes, sa ndikon në reformat në arsim?
Artan Limani, Doktor Shkencash, ekspert humumtues për arsimin në “Programi 200”, ka treguar se sa ndikon dorëheqja e ministrës së Arsimit tek reformat në arsim, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se edhe më herët ka shprehur skepticizm për këtë çështje, dhe sipas tij, ky koncept do të jetë problematik për implementim për dy shkaqe.
“Një për shkak se udhëhiqet nga një person dhe kjo ëhstë ministrja, dhe ja tani që na ndodhi që ajo do të largohet dhe do ta lë pas këtë inciativë, dhe ne nuk e dimë se si do ta ketë fatin ky implementim, dhe mos të harrojmë se për këtë ne si shtet kemi huazuar 21.5 milionë dollarë nga Banka Botërore-fonde të cilat nuk e dimë se si do të destinohen, ridestinohen e kështu me radhë. Ndërsa aspekti tjetër është që modelin të cilin ajo e zgjodh për këtë koncepcion ishte nga lartë-poshtë e jo nga poshtë-lartë, në atë mënyrë që t’u jepte më shumë autonomi shkollave, të cilat më vonë do të mund të krijonin kapacitete për korekula të reja. Unë e shoh si koncept shumë të mirë, shumë libëral, por shkollat tona nuk kanë fuqi ta implementojnë të njëjtën”, tha Limani./ Alsat.mk








