Linet vazhdon me befasitë, mësohen gjysmëfinalistet në Melburn

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale në turneun Grand Slam të “Australian Open”, i cili aktualisht po zhvillohet në Melburn. Në konkurencën e meshkujve, në gjysmëfinale avancon tenisti serb Novak Gjokoviç, i cili mundi me lehtësi rusin Andrej Rublev me 3-0 në sete, një ndeshje që zgjati vetëm 2 orë. Në gjysmëfinale, tenisti serb do të përballet me amerikanin Tomi Poll. Ky i fundit, në çerekfinale, mposhti 3-1 bashkëmbasin e tij Ben Shelton.

Ndërkohë në konkurencën e femrave, dy gjysmëfinalistet e fundit janë polakia Magda Linet dhe bjellorusja Arina Sabalenka. Linet, befasia më e madhe e turneut, mundi çeken Karolina Plishkova me 2-0 (6-3, 7-5). Nuk zhgënjen as Sabalenka, numri 5 në botë, e cila eliminoi kroaten Dona Vekiç, me të njëjtin rezultat, 2-0 në sete.

Gjysmëfinale-Femra

E.Ribakina – V.Azarenka

M.Linet – A.Sabalenka

 

Gjysmëfinale-Meshkuj

K.Kaçanov – S.CiCipas

T.Poll – N.Gjokoviç

LEXO EDHE:

Back to top button