Libri “Spare” i Princ Harry shqetëson partneren e tij Meghan Markle

Libri “Spare” i Princ Harry shqetëson partneren e tij Meghan Markle

Meghan Markle ka shprehur gjithmonë shqetësimet se libri i Princ Harry, “Spare” mund të shkaktonte probleme.

Ish-aktorja, kishte pyetur veten nëse kjo ishte lëvizja e duhur. Disa burime pohuan se:
“Markle ishte pak hezituese për publikimin megjithatë, ajo dyshohet se nuk donte të përfshihej shumë sepse do të ishte akuzuar për “përpjekje për të vjedhur vëmendjen”.

Burimi shtoi se sapo Harry vazhdoi me projektin e tij, Markle e mbështeti plotësisht.

“A është kjo mënyra se si ajo do t’i kishte trajtuar gjërat? Ndoshta jo. Por ajo gjithmonë do ta mbështesë atë dhe kurrë nuk do të ishte përfshirë në promovimin e një projekti të tillë personal. Kjo kishte të bënte me jetën e tij, udhëtimin dhe perspektivën e tij”.

Harry ndau një mori detajesh intime dhe private për jetën e tij si mbretëror në kujtimet prej 410 faqesh, të cilat u publikuan më 10 janar.

Ai madje po planifikon të lëshojë një libër të dytë, i cili mund të jetë i mbushur me sekrete për babain e tij Mbretin Charles dhe vëllain e madh Princin William.

Shtëpia botuese “Penguin Random House” njoftoi se kujtimet e princit Harry shitën 1.6 milionë kopje vetëm në SHBA.

Është një numër i krahasueshëm me shitjet e javës së parë për filmat e suksesshëm si “A Promised Land” e ish-Presidentit Barack Obama dhe “Becoming” e ish-zonjës së parë Michelle Obama, i cili ka shitur më shumë se 17 milionë kopje që nga dalja në 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button