Linja hekurudhore Durrës – Prishtinë, projekt i domosdoshëm
Ndërtimi i hekurudhës që lidh Kosovën me Shqipërinë do jetë mundësi e mirë
për të ulur koston e udhëtimit, stimulojë zhvillimin ekonomik dhe njëherësh
rrit rëndësinë strategjike të shtetit, thotë Sadulla Avdiu, profesor në
Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Halim Gjergjizi, profesor në Kolegjin privat
“Dardania”.Kosova dhe Shqipëria, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e
cila u mbajt më 2 tetor në Tiranë, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi
për ndërtimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës.Ky memorandum ka të bëjë me pikën e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë, ku të dyja palët janë pajtuar se do t’i përkushtohen një
studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore
Beograd- Prishtinë, me një port në det të thellë në Adriatik.Linja
hekurudhore Durrës- Prishtinë-Merdarë do vazhdojë në Nish.Ministritë
e të dy qeverive ( Kosovës dhe Shqipërisë) janë dakorduar që të lëvizin shpejt
në përgatitjen e plotë të studimit të fizibilitetit dhe sigurimit të fondeve
nga SHBA-ja BE-ja dhe buxhetet e të dy qeverive.Linja
hekurudhore lehtëson qarkulliminSadullah
Avdiu, profesor i lëndës “Projektimi i Hekurudhave”, në Fakultetin e
Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, thotë për Radion Evropa e Lirë se investimi në
transportin hekurudhor do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave
për të dy shtetet, por edhe lidhjen me vende të rajonit.“Në
krahasim me transportin rrugor, transporti hekurudhor është shumë më i lirë,
kështu që Kosova përfiton shumë sepse shkurton distancën shumë”, tha Avdiu.Edhe
Halim Gjergjizi, profesor i politikave ekonomike në Kolegjin privat “Dardania”,
thotë se me ndërtimin e linjave hekurudhore Kosova largohet nga izolimi në këtë
fushë. Ai konsideron se përveç leverdisë që do të kenë qytetarët e Kosovës dhe
Shqipërisë, linja hekurudhore rrit edhe interesimin edhe për investitorët e
huaj.“Transporti
hekurudhor rrit rëndësinë specifike të shtetit. Kosova ka qenë e mbyllur me
dekada sa i përket infrastrukturës hekurudhore, tashmë me këtë linjë Kosova
bëhet nyje e rëndësishme në pjesën e Evropës. Infrastruktura rrugore është
parakusht për investime dhe zhvillim ekonomik”, tha Gjergjizi.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Tiranë ka thënë se
gjatë muajve të fundit kanë punuar në vazhdimësi që të jenë një qeveri e cila
shihet si kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon.“Përmes
këtij projekti besoj se do të ndërrojë komplet konjektura ekonomike në rajon
dhe më gjerë”, tha Hoti.Por,
si do të ndërtohet kjo linjë, sa do të kushtojë, a do riparohet hekurudha e
vjetër Prishtinë -Prizren, apo do ndërtohet linje e re, ushtruesi i detyrës se
kryeshefi ekzekutiv të kompanisë “Infrakos” nuk ka qenë i qasshëm për këto
përgjigjje.