Shahpaska: Gjendja në çerdhe është stabile

Ministrja për punë dhe politikë sociale Jagoda Shahpaska thotë se gjendja në çerdhe është stabile dhe se institucioni me të cilin ajo udhëheq, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë më vëmendje po përcjell situatën. Deri tani 10 fëmijë dhe 21 punonjës në çerdhe ishin pozitiv ndaj koronavirusit, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë në izolim për shkak të rasteve pozitive janë 150 fëmijë.

“Ne me vëmendje po përcjellim situatën nëpër çerdhe për shkaka se çerdhet ishin të parat që u hapën dhe në një far mënyrë ky ishte hapi i parë drejt normalizimit të shoqërisë në kohë pandemie. Deri tani gjendja në çerdhe është stabile. Informata e fundit flet se deri tani që nga hapja e çerdheve 10 fëmijë dhe 21të punësuar janë regjistruar pozitiv dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Shahpaska.

LEXO EDHE:

Back to top button