Linjë hekurudhore për nder të mbretëreshës

Mbretëresha Elizabeta e Dytë vizitoi papritmas një stacion treni në Londrën qendrore për të parë një linjë metroje të sapopërfunduar, të emërtuar për nder të saj. Monarkja, 96-vjeçare, e cila ka reduktuar shumicën e angazhimeve publike, u shfaq të martën në Stacionin Paddington teksa zbuloi një pllakë ku thuhej se hapi zyrtarisht linjën Elizabeth.

Linja e re e trenit lindje-perëndim do të hapet për publikun më 24 maj. Duke e quajtur ngjarjen “një zhvillim të lumtur”, Buckingham Palace tha se “organizatorët u informuan për mundësinë që ajo mund të merrte pjesë”.

Mbretëresha, e cila kishte veshur veshje të verdhë me kapelë të përshtatshme, eci ngadalë teksa vizitonte stacionin me bastun në dorë dhe u pa duke buzëqeshur teksa takonte punëtorët e trenit.

LEXO EDHE:

Back to top button