Shpenzimet për barna rriten me 34 përqind, diabeti kryeson përdorimin e barnave në vend

Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi

Shpenzimet për barna janë rritur për 34%, kryesisht për shkak të futjes së 11 barnave të reja në listën pozitive. Listës së shfrytëzuesve më të mëdhenj të barnave i prijnë personat me diabet.

“Kemi një rritje prej 34%  përdorimit të barnave në krahasim me vitin 2023, e cila kryesisht i atribuohet futjes së barnave të reja dhe më të shtrenjta. Përkatësisht, në listën pozitive janë futur njëmbëdhjetë barna të reja, të cilat kanë çmime më të larta se mesatarja e mëparshme, dhe sigurisht me një rritje të madhe prej 80% në buxhetet kushtore. Pra, rritja e tyre në përgjithësi vjen nga futja e barnave më të shtrenjta”, tregoi Sasho Klekovski, Drejtori i Fondit Shëndetësor.

Qetësuesit vazhdojnë të jenë në krye të listës së kërkesave qytetarëve. Ndërkaq, për herë të parë, është shënuar ulje e përdorimit të antibiotikëve.

“Ajo që do të veçoja është se për herë të parë kemi ulje të përdorimit të barnave kundër infeksioneve, përfshirë antibiotikët dhe ky është i vetmi grup barnash ku në vitin 2025 kemi ulje si në numrin e recetave të lëshuara ashtu edhe në vlerën financiare”, tha Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit Shëndetësor.

Kreu i Fondit Shëndetësor paralajmëroi zgjerim të listës pozitive muajin e ardhshëm, me ilaqet Kleksan dhe Fraksiparin. Sipas Klekovskit synohet përfshirja e barnave më moderne dhe më të shtrenjta në listën pozitive./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button