Kombëtarja e Argjentinës me 3-0 mundi Ekuadorin dhe u kualifikua në gjysmëfinale të “Copa America”. Lojtari i ndeshjes ishte Lionel Mesi, i cili dhuroi dy asiste, para se të shënojë golin e tretë në fund të takimit.
Kapiteni i Argjentinës, fillimisht asistoi për Rodrigo de Poll dhe pastaj për Lautaro Martinez, para se të shënoh golin e tretë në minutën e 93-të. Argjentina, në gjysmëfinale do të përballet me kombëtaren e Kolumbisë, e cila eliminoi Uruguain në çerekfinales, përmes penaltive.
Në gjysmëfinalen e dytë të “Copa America” do të takohen kombëtarja e Brazilit dhe Peru-s.








