Milluoki, në finalen e parë nga viti 1974

Skuadra e Milluokit do të luajë në finale e madhe të NBA-së, përball skuadrës së Feniks Sans, pasi që në finalen e Konferencës së Lindjes, eliminoi skuadrën e Atlantës me 4-2 në fitore. Milluoki mundi Atlantën me rezultat 118-107 në përballjen e 6-të të finales në Konferencën e Lindjes, duke u kualfikuar për finalen e madhe, për herë të parë pas vitit 1974.

Atë kohë, Milluoki nën drejtimin e Oskar Robertsonit dhe Karim Abdull Xhabarit, u mund nga Bostoni në finalen e madhe të NBA-s.

Ndryshe Milluoki shënoi dy fitoret e fundit pa basketbollistin më të mirë të ekipit, Janis Adetokoumpo, i cili u lëndua në sfidën e katërt të finales në Konferencën e Lindjes.

Kris Midellton me 32 pikë ishe më efikas te Milluoki, ndërsa te Atlanta u dallua Kim Redish me 21 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button