Lionel Mesi, dalin pamjet e shtëpisë 8.2 milionë dollarëshe në Miami

Lionel Messi njoftoi në mesjave të ardhmen e tij. Nuk pati kthim te Barcelona, sikurse ishin “mprehur” katalanasit; as transferim në Arabinë Saudite për shuma stratosferike, sikurse bëri rivali i tij më i madh, CR7; por iu bashkua ekskluzivitetit të një tjetër ikone të futbollit, Dejvid Bekam.

Pra, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” zgjodhi Inter Miami, komoditetin që ofron një kampionat si MLS për pjesën e mbetur të karrierës, në kërkim të qetësisë mendore dhe shpirtërore. Për shumëkënd u konsiderua befasi, megjithatë ylli argjentinas i kishte paraprirë kësaj lëvizjeje.

 

Ai kishte blerë një apartament 500 metra katrorë në kullën prestigjioze “Porsche”, në bregdetin e Florida. Më poshtë po ju njohim përmes fotove dhe sqarimeve shoqëruese për çfarë residence luksoze bëhet fjalë, ku do të sistemohet Messi me gjithë familjen e vet nga korriku, kur do të nisë zyrtarisht aventurën amerikane.

 

LEXO EDHE:

Back to top button