Tetovë, BDI-ja mbledh kryesinë e partisë

Tetovë, BDI-ja mbledh kryesinë e partisë

BDI-ja po mban mbledhje të Kryesisë Qendrore në selinë e partisë në Tetovë. Sipas zëdhënësit të kësaj partie Bujar Osmani, mbledhja vjen pas takimit që kryeministri Dimitar Kovaçevski pati me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Në këtë mbledhje tha Osmani diskutohet për zhvillimet e fundit politike, situatën me ndryshimet kushtetuese dhe ofertat e pushtetit për VMRO-DPMNE-në që të përfshihet në Qeverinë e zgjeruar pa BDI-në brenda saj. Nga mbledhja e thirrur në Tetovë, nuk dihet nëse do të ketë një epilog nga i cili BDI-ja do të përfundon vullnetarisht në opozitë, apo do të forcon qëndrimet ndaj ndryshimeve kushtetuese para formimit të Qeverisë së zgjeruar dhe fatin e kryeministrit shqiptar në këtë situatë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button