Shkupi të martën me spërkatje kundër mushkonjave
Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se do të kryhet dezinfektim ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave.
Dezinfektimi do të bëhet më 11 gusht 2026 (e martë), në orët e para të mëngjesit. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, ai do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit janë të favorshme, në të njëjtën kohë.
Bletarët këshillohen që të marrin menjëherë masat e nevojshme për të mbrojtur bletët.






