Tetovë, kaosi në trafik bllokon transportin publik

Gazetar: Bashkim Sulejmani

“Edhe pse në mbledhjen e fundit të këshillit komunal u soll vendimi për njëkahëzimin e disa rrugëve, për eleminuar pikërisht këto parkime dhe pengesa në rrugë që të mund të qarkullohet lirshëm nëpër rrugët e Tetovës, një gjë e tillë nuk është bërë ende”.

Ndonëse ky projekt po përgatitej me qëllim që të zbatohej para ardhjes së mërgimtarëve, nga komuna thonë se ende po punojnë në hartimin e projektit dhe të shenjave të komunikacionit, por nuk precizohet se kur këto rrugë do të bëhen njëkahëshe.

“Në kaluam shumë rrugë që i përcaktuam si njëkahëshe. Tashmë po përgatiten projektet e komunikacionit dhe shenjat që tashmë janë porosit dhe shpejt do vendosen aty, që më pastaj policia të merr masa adekuate për ata që shkelin rregullat. Po ashtu përgatiten projekte për parkim zonal në atë rrugë ku do ketë kushte, kjo, në bashkëpunim dhe pëlqim të policisë. Por për ta rregulluar kaosin në komunikacion, ne në mbledhjen e fundit kaluam disa vendime dhe përgatiten procedurat për shpallje për një operator që do merr në menaxhim rregullimin e heqjes nga komunikacioni për gjitha automjetet që shkelin rregullat”. – Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Pikërisht për shkak të këtyre vonesave në realizimin e projektit për njëkahëzimin e rrugëve, ka dështuar edhe thirrja për përdorimin e transportit urban gjatë periudhës së ardhjes së mërgimtarëve. Shkak për këtë janë tollovitë e krijuara, që vonojnë linjat e autobusëve dhe që ndonjëherë bllokojnë të gjithë komunikacionin për shkak të mungesës së mundësisë për kalim.

“Koha e ardhjes së mërgimtarëve krijon një rëndesë në trafik dhe është evidentet çdo ditë në çdo orar dhe qarkullimi autobusëve rëndohet shumë nga kjo situatë. Si çdo herë ndodh e njëjta gjë, andaj duhet të ketë një kulturë apo një ndërgjegje më të lartë qytetare, që të eliminohen këto pengesa sepse ndikojnë në qarkullimin e trafikut e në veçanti të autobusëve si mjete më të mëdha dhe që kalojnë me vështirësi nëpër rrugët e ngushta të Tetovës”. – Izer Kirmizi, drejtor i transportit publik “Tetova transport”.

Zgjidhja pritet të vijë brenda disa muajve, ku përveç njëkahëzimit të rrugëve, do të krijohet edhe një linjë e veçantë vetëm për taksitë dhe autobusët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button