Lionel Mesi, gati të luajë sonte ndaj Man. Sitit

Lionel Messi nuk ishte në gjendje të luajë në dy ndeshjet e fundit të PSZH-së, shkaku i një lëndimi të lehtë në gju. Mirëpo futbollisti argjentinas, tashmë ka lënë prapa lëndimin dhe është i gatshëm të ndihmojë ‘Parisienët’ në Ligën e Kampionëve.

PSZH publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Man. Sitin, e cila sonte nis në orën 21:00, dhe në cilin është ftuar edhe Lionel Messi.

Mbetet të shihet nëse 34-vjeçari do të jetë në formacion titullar, apo ndeshjen do ta nis nga stoli. Argjentinasi nuk e ka nisur edhe aq mirë aventurën në Francë pasi në tri ndeshjet e para nuk ka gjetur ende golin.

LEXO EDHE:

Back to top button