Lionel Mesi mungoi në stërvitjen e fundit?!

Lionel Mesi ka munguar në trajnimin e fundit që Argjentina mbajti në prag të ndeshjes ndaj Francës.

Futbollisti po vuan nga një shqetësim në leqen e këmbës së majtë. Ende nuk mund të thuhet me saktësi se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë në fushë të dielën, por të paktën deri më tani nuk ka ndonjë raportim që thotë se lojtari do të mungojë.

“La Pulga” është duke bërë paraqitje fantastike me Argjentinën në këtë kampanjë të Botërorit, fakt ky që i ka rritur pritshmëritë për një sukses të “Albicelestit” në këtë kompeticion. Ndeshja Argjentinë – Francë luhet të dielën më fillim nga ora 16:00.

LEXO EDHE:

Back to top button