Lionel Mesi në darkë me disa ish-shokët e Barçës

Prania e Leo Mesit në Barcelonë ka gjeneruar një luftë thashetheme dhe informacione të pakonfirmuara për argjentinasin. E ardhmja e Messit vazhdon të jetë temë diskutimi në botën e futbollit. Argjentinasi është i lidhur me një rikthim në ‘Camp Nou’, në mesin e spekulimeve për një ribashkim, ai u pa mbrëmë në Barcelonë.

Kishte spekullime për një takim me Joan Laporta që si nga klubi ashtu edhe nga mjedisi i Leos mohuan se do të ndodhte.

Informacioni i fundit sugjeroi se Messi kishte planifikuar një takim, me sa duket një darkë, me disa ish-shokët e Barçës. Mes tyre, miqtë e tij më të ngushtë, Serhio Buskets dhe Zhordi Alba.

LEXO EDHE:

Back to top button